Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ka nisur trajtimi i çështjes lidhur me dyshimet për mosrespektim të vendimit të Qeveria e Republikës së Kosovës për pagën minimale për punëtorët e sigurimit fizik dhe punëtorët teknik që ofrojnë shërbime në objektin e ministrisë.
Sipas njoftimit, pas reagimit të Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, e drejtuar nga Jusuf Azemi, dhe me kërkesë të ministrit Andin Hoti, Inspektorati Qendror i Punës ka filluar inspektimin ndaj kompanive përkatëse për të verifikuar zbatimin e legjislacionit të punës dhe vendimit për pagën minimale.
Nga ministria bëhet e ditur se deri më tani Inspektorati Qendror i Punës nuk ka pranuar ankesa zyrtare nga punëtorët e kompanive, por institucionet kanë ndërmarrë veprime për të verifikuar situatën.
Po ashtu është sqaruar se punëtorët në fjalë janë të punësuar nga kompani private kontraktuese, ndërsa institucionet shtetërore paguajnë vetëm shërbimin e kontraktuar dhe jo drejtpërdrejt punëtorët.
Nga ministria theksohet se respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe zbatimi i vendimit për pagën minimale janë të panegociueshme dhe çdo shkelje e ligjit do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.




