Sonte zhvillohen përballje emocionuese në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me duele të forta mes gjigantëve evropianë.
Nga ora 18:45, Bayer Leverkusen përballet me Arsenalin në një duel të luftuar, ku londinezët janë favorit për të kaluar tutje.
Në orën 21:00 luhen tri ndeshje të tjera: Bodø/Glimt pret Sporting CP, me portugezët si favorit, por norvegjezët të njohur për surprizat; Paris Saint-Germain përballet me Chelsean në një duel të barabartë, ku të dy ekipet kërkojnë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit; dhe superdueli i natës zhvillohet në Santiago Bernabéu, ku Real Madrid pret Manchester Cityn, duke premtuar spektakël dhe emocione të mëdha për tifozët e futbollit evropian.




