Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi-Krasniqi, kanë pritur delegacionin e Ambasadës së Luksemburgut, të kryesuar nga shefi i ambasadës Eric Dietz.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga LuxDev dhe Ambasada e Luksemburgut, ku u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, turizmit dhe kinematografisë. U fol për nisma dhe projekte të përbashkëta që synojnë promovimin e kulturës dhe industrive kreative.
Bogujevci theksoi gatishmërinë e institucionit për realizimin e këtyre nismave dhe rëndësinë e forcimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut për zhvillimin e sektorëve kulturorë dhe turistikë.




