Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’i caktojë këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si “Gjestit”, një muaj paraburgim. Ai dyshohet për veprat penale të kanosjes, asgjësimit ose dëmtimit të pasurisë dhe mbajtjes pa autorizim të armëve.
Gjyqtarja e procedurës paraprake aprovuar kërkesën e Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe përsëritja e veprës penale. Masa e paraburgimit u konsiderua e nevojshme për të garantuar rrjedhën e pa penguar të procedurës penale.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.




