Sot në Londër, në House of Lords, Fitore Pacolli u prit nga Baronesha Sheehan, Kryesuese e Komitetit për Mjedis dhe Ndryshime Klimatike, dhe Lord Jay of Ewelme.
Pacolli tha se ishte një ndjesi e veçantë rikthimi dhe takimi me Baroneshën Sheehan, me të cilën kishte bashkëpunuar gjatë zgjedhjeve në Britani në vitin 2010.
Takimi fokusohej në mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave, dhe në ngjarje ishte e shoqëruar edhe nga Ambasadori Ilir Kapiti.




