Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot Koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, në një takim ku morën pjesë edhe drejtues të agjencive të UNKT-së.
Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Po ashtu, u diskutuan mundësitë e reja për partneritet në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të kapaciteteve institucionale të vendit.




