Sot përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ndaloi deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin veprime për konstituimin e Kuvendit.
Kjo masë ishte vendosur pas dështimit për të përmbushur afatin 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuesja më 26 qershor.
Pas skadimit të kësaj mase, pritet aktgjykimi i ri i Kushtetueses, i cili do të përcaktojë rrugën për formimin e institucioneve të reja.




