Një shpërthim ka dëmtuar një shkollë hebraike në Amsterdam.
Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm ndaj komunitetit hebraik.
Kryebashkiakja Femke Halsema tha se dëmet janë të kufizuara, ndërsa policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin.
Pas incidentit janë shtuar masat e sigurisë në institucionet hebraike.




