Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka përshëndetur marrëveshjet e arritura për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt, duke i cilësuar si një hap të rëndësishëm për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Ajo nënvizoi rëndësinë e vazhdimësisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe vlerësoi se këto marrëveshje mund të sjellin një moment të ri në Dialogun Beograd–Prishtinë.
Kallas gjithashtu shprehu gatishmërinë për të organizuar së shpejti një takim të nivelit të lartë për të diskutuar çështjet e hapura.
Shefja e diplomacisë evropiane falënderoi të gjithë aktorët që kontribuan në mënyrë konstruktive dhe theksoi se zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme mbetet i rëndësishëm për avancimin e dialogut.




