Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpërndarë 40 projekte kërkimore për vitin 2025.
Nga to, 39 shkojnë për universitetet maqedonase, vetëm 1 për Universitetin e Tetovës.
Ky është diskriminim etnik dhe shkencor në formën më të pastër, thuhet në kumtesën e sotme të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit.
Kjo është një shuplakë për botën akademike shqiptare pa përkrahje për universitetet tona, me zëvendësministër shqiptar që hesht e nuk ekziston në publik.
VLEN jo vetëm që hesht, por është pjesë e këtij diskriminimi




