Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt,.
Hargreaves theksoi se marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës dhe ofron zgjidhje praktike që të gjitha komunitetet të mund të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në vend pa ndërprerje të shërbimeve.
Ai përshëndeti gjithashtu përkushtimin e kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e ligjit dhe për hapat e ardhshëm që prekin komunitetin serb, duke punuar në koordinim me BE-në dhe vetë komunitetin.




