Profesori Enver Hasani është ftuar më 17 mars 2026 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të dëshmuar lidhur me pretendimet se dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka, ka diplomë të falsifikuar dhe punimin e doktoratës të plagjiaturë.
Rasti ishte mbyllur më 16 prill 2025, pasi Prokuroria dhe Universiteti i Romës “La Sapienza” konfirmuan autenticitetin e doktoratës së Pukës. Hasani ka deklaruar se posedon prova të tjera dhe kërkon që ato të shqyrtohen nga autoritetet kompetente.




