Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka përshëndetur vendimin e Komisioni Evropian për heqjen e masave financiare që më parë pengonin qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e Bashkimit Evropian për zhvillim ekonomik.
Sipas OEK, ky vendim hap rrugën për realizimin e projekteve rajonale në fushat e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale. Organizata vlerëson angazhimin e Komisionit Evropian dhe institucioneve evropiane për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Kosovës.
OEK gjithashtu konfirmon gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për të siguruar një sektor privat të qëndrueshëm dhe perspektivëdhënës në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.




