Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është takuar me përfaqësues të Mateo Retegui, teksa kuqezinjtë synojnë të përforcojnë repartin ofensiv për sezonin 2026/27.
Retegui, golashënuesi kryesor i Italisë këtë sezon me 15 gola në 25 ndeshje, duhet të ulë pagën e tij për të realizuar një transferim te gjigantët e Serie A.
Milan planifikon një ofertë afërsisht 5 milionë euro në vit deri më 2031, ndërsa kërkesa e klubit aktual, Al-Qadisiya, për kartonin e sulmuesit është rreth 45–50 milionë euro. Retegui nuk është objektivi i vetëm i kuqezinjve, pasi edhe ylli i Fiorentinës, Moise Kean, ndodhet në listën e dëshirave për repartin ofensiv.




