Deputetja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se në Ditën Botërore të Riciklimit është inauguruar sistemi për grumbullimin dhe përdorimin e ujit të shiut në shkollën “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran.
Projekti është realizuar në bashkëpunim mes Qeverisë së Kosovës, Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe organizatës CEDE.
Sipas saj, sistemi mundëson kursimin e rreth 1 milion litra ujë në vit dhe ofron burim alternativ për shkollën, zjarrfikësit dhe KRM “Pastrimi”.
Projekti përfshin edhe aktivitete edukative dhe synon të shërbejë si model për zbatim në komuna të tjera.




