Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka vlerësuar Kombëtaren e Kosovës para gjysmëfinales së “play-off” për Botërorin 2026 më 26 mars, duke e cilësuar si një skuadër të rrezikshme dhe me lojtarë cilësorë.
Ai ka theksuar se mungesa e kapitenit Amir Rrahmani është një humbje e madhe për Kosovën, por futbollistët kosovarë që aktivizohen në liga si Serie A dhe Bundesliga e bëjnë ekipin një kundërshtar të fortë.
Calzona pranoi se Sllovakia ka pasur vështirësi me përbërjen gjatë 18 muajve të fundit dhe disa lojtarë kanë shqetësime fizike, por theksoi se pret maksimumin nga skuadra e tij pa justifikime: “Do të kërkoj 100 për qind nga ta dhe besoj se do të japin maksimumin, si gjithmonë.”




