Objekti bërthamor i Natanz në Iranin qendror është përfshirë nga një sulm i ri, njoftoi Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, duke theksuar se nuk ka rrjedhje materiali radioaktiv dhe nuk ka rrezik për banorët përreth.
Pas incidentit, u kryen vlerësime teknike dhe të specializuara që konfirmuan sigurinë e objektit. Organizata dënoi sulmin si shkelje të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
Ky është sulmi i dytë brenda muajit ndaj të njëjtit objekt, pas raportimit të 3 marsit që gjithashtu konfirmonte mungesën e rrjedhjeve radioaktive.




