Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Drenicës me rezultat 1:0, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në terrenin sintetik në Ferizaj.
Fillimisht, Drenica realizoi gol në minutën e 71-të përmes Igball Jasharit, por ai u anulua pas rishikimit në VAR për pozitë jashtë loje. Vetëm dy minuta më pas, në minutën e 73-të, Ade Oguns shënoi golin e fitores për vendasit.
Situata për mysafirët u vështirësua edhe më shumë kur në minutën e 77-të u përjashtua me karton të kuq mbrojtësi Christian Da Silva.
Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në vendin e shtatë me 32 pikë, ndërsa Drenica mbetet e nënta me 28 pikë.




