Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka theksuar rëndësinë e pyjeve për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ai mori pjesë në një aksion simbolik të mbjelljes së fidanëve, duke bërë të ditur se pyjet mbulojnë rreth 46% të territorit të Kosovës dhe kanë rol kyç në mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetit dhe luftimin e ndryshimeve klimatike.
Muja njoftoi se do të shpërndahen pa pagesë rreth 500 mijë fidanë për institucione, shkolla dhe qytetarë, me qëllim rritjen e sipërfaqeve të gjelbra.
Sipas tij, gjatë vitit 2026 planifikohet pyllëzimi i rreth 97 hektarëve tokë, hartimi i planeve menaxhuese për 30 mijë hektarë pyje dhe krijimi i kadastrit pyjor për tokat publike.




