Ish-zyrtari Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të naftës në Prishtinë, duke e cilësuar situatën si “plaçkitje të qytetarëve”.
Ai ka theksuar se derisa vendet evropiane po ndërmarrin masa për të lehtësuar barrën ekonomike, Kosova nuk ka ndërtuar as rezerva shtetërore të naftës, duke e lënë qytetarin të pambrojtur përballë krizave.
Sipas Arifit, mbajtja e akcizës në këtë nivel, në kushtet e rritjes së çmimeve, është e padrejtë dhe ndikon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve, ndërsa rrit të hyrat e buxhetit.
Ai kritikoi edhe mungesën e reagimit nga opozita dhe shoqëria civile, duke e quajtur situatën shqetësuese për vendin.




