Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosreagim ndaj rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera bazë. Ai vlerëson se politika e kryeministrit Albin Kurti dhe e LVV-së po e rëndon ekonominë e qytetarëve.
Sipas Muharremit, qëllimi i qeverisë është të “blejë votën e qytetarëve me ndihma të vogla financiare”, duke lënë qytetarët në kushte të vështira ekonomike. Ai tha se, për shkak të mosveprimit ndaj krizës së çmimeve, familjet po përballen me tkurrje të buxhetit dhe rritje të borxhit në banka.
“Qeveria nuk po ndërmerr asnjë masë për të menaxhuar krizën e naftës dhe për të ndihmuar qytetarët dhe familjet. Secilën ditë buxheti i familjes po tkurret dhe borxhi po rritet, sepse ndryshe nuk përballohet situata e vështirë,” shkruan Muharremi.




