Në Pejë pritet të dorëzohen 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Sipas tij, rastet lidhen me ndërhyrje gjatë procesit të numërimit dhe evidentimit të votave, ku të dyshuar janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor.
Nikçi bëri të ditur se hetimet kanë për qëllim të sqarojnë keqpërdorimet gjatë administrimit të votave, ndërsa autoritetet janë në fazën e procedimit të rasteve përkatëse.




