Zëvendëskomandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigadier Federico Collina, zhvilloi një takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, në ambientet e komunës.
Gjatë këtij takimi, palët diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, me theks të veçantë në çështjet që prekin drejtpërdrejt komunat dhe qytetarët. Gjenerali Collina theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.
Nga ana e tij, kryetari Rama vlerësoi bashkëpunimin me KFOR-in dhe rolin e tij në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në kryeqytet dhe më gjerë.




