Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme zbuluan një rast të trafikimit të një automjeti të vjedhur jashtë shtetit.
Në kuadër të hetimeve, u identifikua dhe shpall në kërkim një shtetas 34-vjeçar me iniciale A. L., i dyshuar për trafikun e automjetit në Shqipëri me qëllim shitjen.
Si pjesë e veprimeve, autoritetet sekuestruan një automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63” me vlerë rreth 250 000 euro, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Operacioni vijon për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.




