Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë për rekrutim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se kanë mbetur vetëm dy ditë deri në mbylljen e konkursit.
Përmes një postimi publik, ai i ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar një karrierë me dinjitet, përgjegjësi dhe profesionalizëm. “Bëhu ushtar i Kosovës!”, shkroi Maqedonci.
Aplikimi mund të bëhet online përmes platformës zyrtare të FSK-së.




