Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar lart rolin e Doganës së Kosovës, në ceremoninë e diplomimit të107 oficerëve të rinj doganorë dhe në shënimin e 26-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
“Ka qenë shtyllë e mbrojtjes së sovranitetit shtetëror, një mekanizëm i domosdoshëm për sigurinë ekonomike dhe një vijë e parë kundër kontrabandës, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi ai.
Kurti kujtoi rrugën e vështirë që ka kaluar Dogana në këto 26 vite, përfshirë vitet pas luftës, sfidat për konsolidimin e kufijve, si dhe sulmet në veri të vendit, ku pikat doganore janë djegur dhe shkatërruar nga grupe kriminale të mbështetura nga Serbia.




