Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, foli para ndeshjes vendimtare kundër Turqisë, duke theksuar respektin për kundërshtarin, por edhe ambicien e ekipit të tij për të siguruar një vend në Botërorin 2026.
Muriqi tha se mungesa e golave nuk është problem personal; për të më e rëndësishme është fitorja e ekipit.
Ai përmendi atmosferën pozitive në kamp dhe krenarinë për të qenë kapiten i një grupi lojtarësh të rinj, por me përvojë.
Në lidhje me ndeshjen kundër Turqisë, Muriqi shtoi: “Do të kem respekt për Turqinë, por do të bëj çmos për të shkuar në Botëror me Kosovën.”
Ndeshja finale e “play-off”-it për kualifikimin në Botëror zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45./EO/




