Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRrE) ka pritur përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të diskutuar shqetësimet lidhur me njehësorët elektrikë.
ZRrE ka konfirmuar se do të hetojë rastin dhe do të marrë masat e nevojshme nëse konstatohen parregullsi.
Drejtori menaxhues i ZRrE, Petrit Pepaj, tha se institucionet janë të angazhuara për të mbrojtur konsumatorin dhe se çdo të dhënë e verifikuar nga KEDS dhe KESCO do të zbatohet sipas ligjit.
“Nëse konstatojmë elemente të veprës penale, hapat do të shkojnë drejt Prokurorisë,” shtoi ai.
Nga ana e LDK-së, Visar Azemi theksoi se shqetësimet e tyre do të përcillen tek Bordi i ZRrE-së.
Ai theksoi se partia nuk do të ndalet deri në sigurimin e përgjegjësisë nga institucionet për keqpërdorimet e mundshme dhe do të ndjekë çdo procedurë ligjore për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.




