Prokuroria Speciale, përmes Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bastisur banesën e Shkëlzen Gashit me dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” sipas nenit 141 të KPK-së.
Bastisja lidhet me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e bazuar në librin e Gashit, e cila sipas Prokurorisë ka pasqyruar informata të pasakta dhe mund të ketë shkaktuar përçarje mes qytetarëve.
Gashi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit për të sqaruar burimet dhe përmbajtjen e informacioneve të publikuara./Sinjali/




