Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për sqarimin lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Kushtetuesja refuzoi gjithashtu kërkesën për masë të përkohshme lidhur me fillimin e mandatit të një anëtari të KQZ-së.
Dilema kushtetuese kishte lindur pasi partitë kishin bërë më shumë propozime për anëtarët sesa sa parashikon Kushtetuta.




