Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, priti në takim komandantin e anijes amfibe USS Pearl Harbor, Alban Dervishi.
Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrat Gegë Lleshi dhe Enis Kervan. Maqedonci vlerësoi profesionalizmin dhe lidershipin e Dervishit, duke e cilësuar si shembull të rolit në rritje të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komandanti Dervishi u shpreh i nderuar për vizitën në Kosovë dhe vlerësoi përparimin e vendit në fushën e mbrojtjes. Ndërkaq, Maqedonci ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, duke e cilësuar atë si aleatin kryesor strategjik të Kosovës.




