Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjen për të ushtruar presion ndaj Rusisë, me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë.
Në një postim në platformën X, vetëm pak para takimit virtual të së mërkurës me liderët evropianë dhe presidentin amerikan, Donald Trump, ai tha se përvoja e Ukrainës dhe e partnerëve duhet të shfrytëzohet për të parandaluar mashtrimin nga Rusia.
“Aktualisht, nuk ka asnjë shenjë se rusët po përgatiten t’i japin fund luftës”, tha Zelensky,
“duke punuar së bashku, Ukraina, SHBA-ja, Evropa dhe kombet e tjera aleate e detyrojnë Rusinë të bëjë paqe.” – shtoi ai.
Ky takim virtual mbahet dy ditë para samitit të parë Trump-Putin që nga nisja e luftës në Ukrainë.





