Qytetarët e Shtipit, Koçanit, Prilepit dhe Manastirit do të përballen me çmime më të larta të bukës që nga sot. Veçanërisht buka e bardhë 450 gramëshe pritet të rritet me 3 deri në 5 denarë, pasi disa bukëpjekës tashmë e kanë rregulluar çmimin.
Goran Malishiç, kryetar i Grupit të Industrisë së Mullirit dhe Pjekjes pranë Odës Ekonomike, tha se rritja e kostove të prodhimit dhe shpërndarjes së bukës, për shkak të krizës dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, e ka bërë të pashmangshme këtë ndryshim.
Sipas tij, rritja mesatare mund të arrijë rreth 10%, por çmimi përfundimtar varet nga secili bukëpjekës. Kjo vjen pas rritjes së çmimeve të vajit, vezëve, frutave dhe perimeve. Ekspertët paralajmërojnë se çmimet e larta të karburanteve po nxisin spirale inflacioniste, të cilat mund të sjellin rritje të mëtejshme të çmimeve.




