Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që kryenegociatori i Kosovës për integrim në Bashkim Evropian, Jeton Zulfaj, të raportojë para komisionit gjatë këtij muaji.
Kërkesa u bë gjatë shqyrtimit të planit të punës së komisionit për sesionin pranveror. Bajrami gjithashtu propozoi që të ftohen ambasadoret e akredituar në Prishtinë për të dhënë qëndrimin e tyre mbi rrugën e Kosovës drejt BE-së, por tha se kjo duhet të bëhet në muajin tjetër, pasi të qartësohen zhvillimet në procesin e integrimit.
Një kërkesë të ngjashme paraqiti edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Ndërkaq, anëtarja e komisionit nga LVV, Liza Gashi, theksoi rëndësinë e organizimit të një tryeze të përbashkët me të gjithë ambasadorët e huaj të BE-së.
Në fund të mbledhjes, u miratua plani i punës për sesionin pranveror./EO/




