Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, vizitoi kompaninë prodhuese Frutex në Suharekë, ku u prit nga menaxheri i kompanisë, z. Shaqir Palushi.
Frutex është një nga operatorët e parë të autorizuar nga Dogana e Kosovës, duke përfituar lehtësira të rëndësishme në aktivitetet e saj në tregtinë e jashtme. Kompania renditet ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, me shtrirje të gjerë në tregun evropian dhe më gjerë.
Dogana e Kosovës është krenare që përmes këtyre lehtësirave ka kontribuar në krijimin e kushteve që mbështesin suksesin dhe rritjen e kompanive prodhuese vendore në tregjet ndërkombëtare.
Gjatë takimit, Drejtori Llugaliu njoftoi z. Palushin për reformat e fundit të ndërmarra nga Dogana në procedurat e zhdoganimit, të cilat synojnë lehtësimin e proceseve për komunitetin tregtar.
Po ashtu, ai dëgjoi nga afër vlerësimet dhe sugjerimet e z. Palushi lidhur me shërbimet që Dogana ofron për sektorin prodhues.
Z. Palushi shprehu mirënjohjen e tij për efikasitetin dhe profesionalizmin e Doganës së Kosovës në mbështetje të aktiviteteve të kompanisë.
Drejtori Llugaliu theksoi se Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunitetin tregtar, duke synuar zhvillimin e proceseve moderne dhe efikase, me kontrolle të zgjuara dhe sa më pak penguese për afarizmin – veçanërisht për sektorin prodhues




