Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut, raporton Ekonomia Online.
Projektligjin e prezantoi ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se ligji parashikon krijimin e një bordi të pavarur për rregullimin e çmimeve. Ky bord do të emërohet nga Kuvendi dhe do t’i raportojë direkt atij, për të garantuar transparencë dhe kontroll mbi masat që mund të ndërmerren për të mbrojtur konsumatorët dhe stabilitetin e tregut.




