Sot është miratuar Udhëzimi Administrativ për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026. Sipas njoftimit ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit.
“Kalendari i vitit te ri shkollor gjithashtu përcakton pushimet vjeshtore, dimërore dhe pranverore, si dhe festat zyrtare, për të siguruar një planifikim të qartë e të strukturuar për nxënësit dhe mësimdhënësit.MAShTI shpreh falënderim për anëtarët e grupit punues, të përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, të shkollave dhe të vetë Ministrisë, për punën dhe angazhimin e tyre në hartimin e këtij dokumenti gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim.
MASHTI gjithashtu uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit shkollor të mbushur më arritje dhe përvoja të reja.





