Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të shkurtra me diell. Në disa zona, vranësirat mund të sjellin reshje të herëpashershme shiu, duke krijuar kushte të paqëndrueshme gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.




