Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-1 të Mallorca ndaj Real Madrid në La Liga.
Sulmuesi kosovar shënoi golin e fitores në kohën shtesë, duke i dhënë tri pikë jetike skuadrës së tij në luftën për mbijetesë dhe duke i shkaktuar humbje të rëndë madrilenëve në garën për titull.
Real Madridi dominoi ndeshjen dhe krijoi më shumë raste, me Kylian Mbappe vazhdimisht të rrezikshëm, por portieri Leo Román u tregua vendimtar për vendasit.
Fillimisht, Manuel Morlanes kaloi Mallorcan në epërsi, ndërsa në fund Eder Militao barazoi për Realin. Megjithatë, në momentet e fundit, Muriqi vulosi fitoren.
Me këtë rezultat, Mallorca largohet nga zona e rrezikut, ndërsa Real Madridi humbet terren në garën për titull.




