MINTI ka vendosur çmimet maksimale ditore për derivate në Kosovë, duke përcaktuar për sot dizelin në 1.86 euro për litër dhe benzinën në 1.49 euro për litër.
Megjithatë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar duke paralajmëruar se çmimet mund të rriten shumë shpejt.
Sipas saj, Kosova përballet me mungesë të rezervave strategjike të naftës dhe nuk ka një ligj të mirëfilltë për këtë çështje, si dhe mungon një stok i deklaruar ndërkombëtarisht. Ajo shtoi se problemet përfshijnë edhe mbikëqyrjen joefektive të tregut dhe funksionimin e dobët të mekanizmave të konkurrencës.




