Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka përkujtuar Masakrën e Rezallë, duke theksuar se dhimbja mbetet e pashuar edhe pas 27 vitesh.
Ajo ka bërë homazhe për 98 viktimat, duke e cilësuar ngjarjen si një plagë që nuk zbehet dhe që bartet brez pas brezi. Çitaku përmendi edhe “Nënën Havë”, e cila kishte humbur bashkëshortin në masakër dhe që tashmë ka ndërruar jetë, ndërsa familjarët e saj vazhdojnë të mbajnë gjallë kujtimin.
Sipas saj, kjo është një dhimbje që nuk harrohet dhe një kujtim që nuk shuhet me kohën.




