Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka kritikuar mënyrën se si po trajtohen masat për vendosjen e çmimeve tavan në Kosovë, duke theksuar mungesë profesionalizmi dhe kuadrosh adekuate.
Në një intervistë për Klan Kosova, ai u shpreh se çmimet nuk po bazohen në bursat ndërkombëtare, çka sipas tij do të ndihmonte në stabilizimin e tregut.
Kadriaj shtoi se në Kosovë çmimet po rriten më shumë sesa në tregjet globale, duke e cilësuar qasjen e institucioneve si deklarative dhe me elemente populizmi, pa veprime konkrete në terren.




