Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për uljen e akcizës së naftës.
Berisha tha se Shqipëri ka ndër taksat më të larta për naftën, duke e cilësuar masën e qeverisë si mashtruese dhe të pamjaftueshme për lehtësimin e qytetarëve dhe fermerëve.
Sipas tij, barra fiskale mbi naftën arrin deri në 60% të çmimit, ndërsa ulja e propozuar hyn në fuqi vetëm kur çmimi kalon 220 lekë për litër, çka ai e konsideron të papranueshme. Berisha theksoi se zgjidhja reale do të ishte përgjysmimi i taksave për të ulur çmimet dhe për të stabilizuar tregun.




