Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima.
Kurti i uroi ata për diskutimin e mbajtur më 10 qershor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”, të moderuar nga Budima.
Hicks, profesor i arkeologjisë bashkëkohore në University of Oxford dhe kurator në Pitt Rivers Museum, ka hulumtuar për tre dekada kulturën materiale dhe vizuale të së kaluarës njerëzore, duke përfshirë periudhat koloniale, moderne, bashkëkohore dhe digjitale.
Ndërsa Vergès është aktiviste feministe, shkrimtare dhe kuratore e pavarur, e njohur për veprat e saj mbi muzeun, monumentet dhe institucionet kulturore të modernitetit.




