Sëmundjet kronike si Hipertensioni arterial dhe Diabeti tip 2 janë në rritje në Kosovë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, mbi 21 mijë raste të hipertensionit janë regjistruar në vitin 2024, një rritje prej 4.7%. Këto sëmundje mbeten shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend.
Ndërkohë, janë shtuar edhe rastet me diabet, ndërsa sëmundjet malinje si Kanceri i gjirit, Kanceri i lëkurës dhe Kanceri i zorrës së trashë vazhdojnë të mbeten ndër më të shpeshtat.




