KRU Prishtina njofton se nesër, nga ora 11:00 deri në 15:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gypin kryesor që furnizon fshatrat e komunës së Podujevës.
Arsyeja e ndërprerjes janë punimet teknike në rrjetin e ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm në të ardhmen.
Banorët e zonave të prekura rekomandohen të marrin masa paraprake për furnizimin me ujë gjatë kësaj periudhe.
Furnizimi do të rikthehet gradualisht pas përfundimit të punimeve.




