Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se çështja e presidentit do të tregojë këtë muaj nëse ka vullnet politik për bashkëpunim.
Ai shtoi se pa një marrëveshje të tillë nuk mund të arrihet rezultat.
Haziri theksoi se pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike dhe jo dobësi, duke nënvizuar rëndësinë e qeverisjes euroatlantike që LDK-ja mbështet prej 37 vjetësh.
Sipas tij, në mungesë të pragmatizmit, Kosova mund të përballet me vendime nga Gjykata Kushtetuese ose zgjedhje të përgjithshme.
Ai u bëri thirrje politikës që të veprojë me përgjegjësi dhe të bashkëpunojë për të ruajtur stabilitetin dhe orientimin europian të vendit.




