Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorëve Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se më 1 maj do të organizohet protestë për mosrealizimin e kërkesave të punëtorëve.
Ai tha se nëse deri në korrik pagat e punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik në Komunën e Prishtinës nuk arrijnë 600 euro, ata do të largohen kolektivisht nga vendet e punës.
Azemi theksoi se paga e 13-të mbetet një nga kërkesat kryesore dhe mungesa e saj konsiderohet diskriminim ndaj punëtorëve të sektorit privat.
Ai shtoi se sindikata është e gatshme për bashkëpunim me Qeverinë për të adresuar situatën, por nëse nuk ka rezultate, veprime kolektive do të jenë të pashmangshme.




