Misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se mirëpret vendimin e Qeverisë në detyrë për të miratuar, në parim, një hua të përkohshme për të mbështetur Radio Televizionin e Kosovës dhe për të zbutur situatën serioze financiare në vazhdim.
Sipas organizatës, vazhdimi i funksionimit të RTK-së është thelbësor për demokracinë dhe qeverisjen transparente në vend. Misioni i OSBE-së në Kosovë inkurajon gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për financimin e RTK-së.





