E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, u takua me Ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, për të diskutuar fusha me interes të përbashkët.
Sipas komunikatës së Ambasadës, SHBA-ja vlerëson shkëmbimin dhe angazhimin kulturor dhe mirëpret mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm, duke përfshirë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet njerëzve.
Ambasada thekson se këto partneritete synojnë të promovojnë inovacionin amerikan jashtë vendit dhe të forcojnë bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve.




